TË FUNDIT

OKB ndëshkon Rusinë, Rama: Vota “pro” e Serbisë unifikon Ballkanin Perëndimor me Perëndimin

Së funmdi kryeministri Edi Rama ka reaguar pas votimit të draft-rezolutës së hartuar nga SHBA dhe Shqipëria në OKB për të ndëshkuar Rusinë pas pushtimit të Ukrainës. Kryeministri Rama shprehet se tashmë Rusia ka hyrë në “periudhën e vetmisë” së madhe ndërsa sjell në vëmendje se të vetmet vende që i dolën në krah pushtuesit janë regjime totalitare.

Po ashtu, kreu i qeverisë thekson se vota pro e Rusisë, unifikon Ballkanin Perëndimor me Perëndimin.

EDI RAMA NË TWITTER

“141 vende ndëshkojnë Rusinë me votimin e tyre në OKB kundër agresionit ndaj Ukrainës! Rusia hyn në periudhën e vetmisë më të madhe të historisë së saj me veç 4 vende ultradiktatoriale që i qëndrojnë në krah!Vota e Serbisë kundër Rusisë unifikon Ballkanin Perëndimor me Perëndimin.”

Kujtojmë se kundër drat-rezolutës votuan vetë Rusia, Siria, Koreja e Veriut, Eritrea dhe Bjellorusia. Rezoluta për ndëshkimin e Rusisë mori 141 vota “pro” në Asamblenë e Përgjithshme e OKB-së, ndërsa në një reagim të bërë më herët, ambasadorja amerikane Yuri Kim e cilësoi votimin si historik.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat