Një 36 vjeçar banues në Fier ka përfunduar në prangat e policisë në vijim të operacionit policor të koduar “Precizioni”.
Shtetasi me iniciale G.V, u arrestua pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në burg” ndaj tij për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Ekzekutimi i vendimit të Gjykatës është në vazhdim të operacionit policor “Precizioni” në funksion të procedimit penal të vitit 2017.

