‘Orakulli’ Mourinjo parashikon finalen e Championsit

“The Special One”, portugezi Mourinjo, njihet për deklaratat e tij të drejtpërdrejta. Ai ka triumfuar dy herë me dy skuadra të ndryshme në Champions League por këtë vit është pushim dhe po e sheh nga televizori.

Në një prononcim për “FreePress”, ai bën parashikimin e tij për finalen e madhe të Madridit.

“Besoj se do jetë Barcelona-Juventus. Janë dy klubet më të mira pasi kanë secila nga një lojtar special dhe eksperiencën e duhur”, tha Mourinjo.  /real-news.tv/