fbpx

OSHEE thotë se janë rrëzuar shtyllat/Tre fshatra në Pogradec prej dy ditësh pa drita

56E4A6CE-557D-4406-9675-EA9732FC1983.jpeg

Tre fshatra në Progradec të njësisë administrative Udënisht janë dukë hasur prej dy ditësh mungesën e energjisë elektrike.

Fshatrat që kanë probleme me furnizimin me energji elektrike janë Piskupati, Boqeza dhe Lini dhe kjo shkëputje mësohet se ka ardhur si pasojë e defekteve të linjës nga e cila furnizohen që është fidri i Prrenjasit. Sipas informacioneve nga OSHEE e cila furnizon këto fshatra thonë se është punuar gjatë ditës, por deri në këto momente nuk kanë arritur ta zgjidhin këtë problem.

Sipas tyre në këto zona ka rrëzime të shtyllave dhe këputje përcjellësesh të energjisë. Familjet e fshatrave që kanë mbetur pa energji kanë thëën se vetëm ditën e sotme kanë mundur të kenë energji disa orë gjatë ditës, dhe më pas energjia është shkëputur përsëri duke i lënë aktualisht në terr.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303