Çështja e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës është bërë shumë e ndjeshme edhe në institucionet e BE-së.
Raportuesja për Kosovën në PE ka thënë se Bashkimi Evropian nuk ka mbajtur premtimin për liberalizim. Sipas saj kosovarët janë të izoluar e kjo ka ndikuar në radikalizmin e të rinjve.
Komisionieri për Migrim, Dimtris Avramopoulos, po ashtu ka thënë se qytetarët e Kosovës e meritojnë liberalizimin.
“Më vjen mirë që Parlamenti Evropian e njeh rëndësinë e lëvizjes së lirë për Kosovën. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me të qenit të ndershëm dhe pranimin e përpjekjeve të tyre. Ka të bëjë edhe me stabilitetin në rajon. I gjithë rajoni duhet të ketë perspektivë evropiane”, ka thënë komisioneri. /real-news.tv/

