Pacolli: BE të disiplinojë Serbinë

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli i është referuar Bashkimit Evropian në lidhje me sjelljet e fundit të Serbisë.

Gjatë një konference për media, ai u shpreh se Serbia ka thyer një protokoll, të cilën e ka kërkuar dhe ka rënë dakord.

Kjo marrëveshje ka të bëjë pikërisht për çështjen e Roamingut, që u nënshkrua mes shteteve Kosovë-Serbi

“Serbia ka thyer secilën marrëveshje për të cilat ka rënë dakord vet. Sot Serbia ka thyer çdo rregull protokollar gjatë mbajtjes së panelit të ministrave të Ballkanit Perëndimor, i moderuar nga sekretarja e përgjithshme e RCC (Këshilli për Bashkëpunim Rajonal), Majlinda Bregu”, tha Pacolli.

Më tej, Pacolli i kërkoi BE-së që të disiplinojë Serbinë.

‘Ftojmë Bashkimin Evropian ta disiplinojë Serbinë në të ardhmen, përndryshe Kosova nuk mund të jetë e pranishme në konferenca të këtij lloji. E ftojmë BE-në të sqarojë pozicionin e vet ndaj këtyre agresioneve të cilat i ndodhin Kosovës’, përfundoi Pacolli./real-news.tv