30.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Pacolli: Serbia të ketë një platformë për bisedimet e ardhshme

spot_img

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar me anë të një statusi në rrjetin social ‘Facebook’, ku shkruan se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç duhet të rikthehet në dialog me Kosovën. Më tej, Pacolli thekson se Vuçiç e di mjaft mirë se në bisedime shkohet me një platformë të qartë.

Së fundmi, ai shkruan se  Vuçiç nuk ka pse shqetësohet për komunitetin serb në Kosovë, pasi ata gëzojnë të drejta të barabarta me qytetarët shqiptarë.

Shkrimi i plotë:

“Zotri Vuçiç e din fare mirë se në bisedime shkohet me platformë të qartë. Serbia nuk duhet të luhatet e kurthuruar në lojën e saj mes lindjes dhe perëndimit por duhet të ketë një platformë për bisedimet e ardhshme. E siguroj Vucicin që asnjë paqe e qëndrueshme dhe afatgjatë nuk mund të ndërtohet pa gjykimin e krimeve, prandaj në funksion të kësaj duhet të ketë një gjykatë e cila do të merrej me përgjegjësinë kriminale të Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës. Rajoni duhet të pastrohet nga krimi dhe kriminelët që shëtisin të lirë gjithandej në Serbi e rajon. Në anën tjetër, Presidenti Vucic nuk ka pse të brengosët për komunitetin serb që jeton në Kosovë, sepse nuk ka komunitet në botë, që gëzon të drejta dhe siguri në nivelin që kanë qytetarët serb në Republikën e Kosovës. E për “gëlqerosje”… si theksoi ai, e ftoj që mos të luaj rolin e molerit në lojën lindje-perëndim, por të kthehet në tavolinë të dialogut ku po ju presim… me platformë”, ka shkruar Pacolli./real-news.tv

 

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat