Kryeministri Edi Rama ka dalë pak më parë me një tjetër reagim në rrjetin social Facebook ku thekson se ka bërë gati paketën e rezistencës sociale për të përballuar pasojat e krizës së çmimeve.
“Kryeministria – Paketa e Rezistencës Sociale ndaj pasojave të krizës globale energjetike si edhe të luftës në Ukrainë mbi çmimet po merr formë përfundimtare“, shkruan Rama në Facebook.


