TË FUNDIT

Palmer një tjetër mesazh të fortë për Bashën dhe opozitën

Një tjetër mesazh i fortë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në drejtim të Lulzim Bashës dhe opozitës që ai drejton.

I dërguari i posaçëm i Departamentit të Shtetit për Ballkanin, Mattheë Palmer i është drejtuar nga  Prishtina opozitës me mesazhin se bojkoti nuk sjell zgjedhje të parakohshme.

‘Një rol për ju ekziston. Merreni këtë rol. Bojkoti nuk ju ka sjellë fuqi më të madhe politike. Ai nuk solli zgjedhje të parakohshme dhe nuk mund të sillte të tilla’, është shprehur Palmer, i cili ka bërë thirrje opozitës të shfrytëzojë këtë rast për të negociuar me vullnet të mirë reformën zgjedhore që kërkon.

I dërguari i posaçëm i Departamentit të Shtetit për Ballkanin deklaroi se opozita duhet t’i paraqesë popullit një arritje konkrete për të vendosur përmes një procesi të drejtë zgjedhor drejtimin që ajo dëshiron të marrë vendi.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat