fbpx

Pamje të trishta/ Ja ç’la pas shpërthimi i fuqishëm në autostradën Lezhë-Laç

shper-1.jpg

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi mbrëmjen e kaluar në autostradën Lezhë-Laç, në një pikë karburanti.  Policia dha detaje se numri i personave të plagosur shkoi në 7 ndërsa sqaroi se mes tyre ndodheshin dhe dy vajza të mitura.

Njëri nga punonjësit e barit, dëshmitar që pa shpërthimin ka treguar se si ndodhi ngjarja.

“Fillimisht ka shpërthyer depozita, më pas ka marrë flakë automjeti me gaz ku ka ndodh edhe shpërthimi i dytë. Shkak sipas tij ka qenë një luhatje e energjisë elektrike. Të plagosur janë dërguar dy punonjës të karburantit në Tiranë, të cilët kanë marrë edhe dëmtime të shumta, por janë jashtë rrezikut për jetën. 4 persona të tjerë kanë marrë lëndime të lehta dhe janë në spitalin e Lezhës.”- u shpreh dëshmitari.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303