fbpx

Pandemia godet edhe shitjet e pasurive të patundshme, bien me 37% në pjesën e parë të vitit

pasur.jpg

Pandemia COVID-19 ka rrënuar edhe tregun e pasurive të patundshme në Shqipëri. Një vrojtim i Bankës së  Shqipërisë ka nxjerrë në pah se në në 6 mujorin e parë të këtij viti shitjet kanë rënë me 37%.

Frika dhe pasiguria për të ardhmen duket se ka stopuar edhe ato marrëveshje që kanë  qenë pranë finalizimit si për individë ashtu edhe për biznese. Agjentët imobiliarë raportojnë pjesa më e madhe e objekteve  që janë shitur janë realizuar me një çmim midis 5% deri në 20% më të ulët nga çmimi fillestar i kërkuar.

Interesant është fakti që 35% e  banesave dhe pronave agjentët raportojnë se janë shitur shtetasve me rezidencë jashtë Shqipërisë.

Rreth 1/3 e këtyre blerësve raportohen si rezidentë në Bashkimin Evropian. Agjencitë imobiliare  ndër të tjera raportojnë se  ka pasur një rritje edhe të kohës që duhet për shitjen e një banese ose njësie tregtare  me rreth 1 muaj e gjysmë më shumë. Agjentët raportojnë kërkesë në rritje për qiramarrje, si për banesa, ashtu edhe për prona tregtare.

Në linjë me rritjen e kërkesës, agjentët raportojnë rritje të çmimeve të qirasë. Aktiviteti i dhënies dhe marrjes së pronave me qira është i përqendruar në rajonin e kryeqytetit dhe veçanërisht në zonën e qendrës. Por pritshmëritë mbeten më negative edhe për pjesën e mbetur të vitit ku vihet re një rënie e konsiderueshme e pronave të regjistruara për shitje. Pjesa më e madhe e shitjeve  në tregun imobiliar në Shqipëri është realizuar me hua bankare e cila mbulon rreth 80% të vlerës.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303