fbpx

Pandemia shtoi shkëmbimet “mall me mall” mes bizneseve

KAS-RREZON-PD-LSI-KRONIKE.00_00_16_22.Still006.jpg

Marrëdhëniet e biznesit, të kufizuara nga mungesa e likuiditetit gjatë pandemisë, rritën fenomenin e kleringut, siç njihet ndryshe shkëmbimi mall me mall.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, transaksionet në disa sektorë, sidomos të ndërtimit, kanë qenë më të ulta se më parë, çka automatikisht ka shtuar këtë fenomen.

Për bizneset, që ka qenë historikisht i prekur nga ky fenomen është ndërtimi, por dhe industri të tjera furnizuese të këtij sektori transmetuan shkëmbimet mall me mall edhe me ndërmarrje të tjera.

“Ndërtimi ka qenë i prekur nga ky fenomen, por e ka thelluar gjatë pandemisë, ndërsa u shtri edhe në sektorë të tjerë të industrisë, kryesisht furnizues të ndërtimit”, është shprehur administratori i Konfindustrias, Gjergj Buxhuku.

Megjithatë bizneset e kanë parë këtë fenomen më shumë si një prishje të tregut, se sa zgjidhje që është ofruar në një situatë emergjente siç ishte pandemia e Covid.

“Jo vetëm ka prishur tregun, por dhe ka afruar bizneset me tregje ku jepen para në formë informate”.

Sipas një ankete të Bankës Qendrore, 10% e kompanive që rezultojnë të kenë një borxh për të paguar e kanë marrë atë gjatë vitit që shkoi jashtë kanaleve zyrtare.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303