Një leopard është endur në një lagje, ku ka tmerruar banorët e qytetit Jalandhar.
Shumë video janë qarkulluar në rrjete sociale, ku shihet qartë se si leopardi ka sulmuar disa nga banorët që gjendeshin aty.
Shumë prej tyre vrapuan për t`iu larguar leopardit, ndërsa të tjerë morën disa plagë.
Fatmirësisht, plagët ishin të lehta dhe gjithë banorët gëzojnë shëndet të plotë.
Mësohet se leopardi ka qëndruar rreth asaj lagje për gati 6 orë derisa u kap.
Si fillim, u përdor një rrjete gjigante për të kapur leopardin, por më kot.
Autoritetet përdorën armët me qetësues, ku pas 6 orësh arritën rezultatin e dëshiruar./real-news.tv

