Po kronometrohej minuta e 7 e takimit, kur Ospina u përplas me Ignacio Pussetto dhe pësoi dëmtime të rënda në pjesën e kokës.

Ndërhyrja e stafit mjekësor ishte i menjëhershëm, me kokën e Ospinës që u mbulua nga fasho. Në këtë gjendje, kolumbiani u rifut sërish në lojë, ndërsa 1 minutë përpara fundit të pjesës së parë humbi ndjenjat.

Kjo revoltoi jo pak stafin mjekësor, që pasi i dha ndihmën e parë e dërgoi në spitalin më të afërt të qytetit.  Aktualisht gjendja e tij raportohet të jetë e qëndrueshme.