Papa dënon dhunën në emër të besimit

9AA608FF-9156-44D4-AC20-0FFC90D5D838.jpeg

Papa Françesku kremtoi një meshë historike me dhjetëra mijëra njerëz në Emiratet e Bashkuara Arabe, në ditën e dytë të vizitës së parë papale në Gadishullin Arabik.

”Rreth 120 000 njerëz morën pjesë në meshën në stadiumin e kryeqytetit të Emirateve, Abu Dabi, përfshirë katolikë me 100 kombësi të ndryshme dhe 4 000 myslimanë”, sipas Kishës Katolike.

Mesha, mbledhja më e madhe publike fetare e krishterë në Gadishullin Arabik, vjen një ditë pasi papa Françesku kërkoi liri për ushtrimin e besimit fetar.

Emiratet e Bashkuara Arabe janë një vend islamik, me emigrantë, kryesisht aziatikë, të cilët përbëjnë shumicën e popullsisë.

Vatikani vlerëson se ka rreth 900 000 katolikë në vend.

Papa gjithashtu dënoi dhunën e kryer në emër të fesë dhe u kërkoi udhëheqësve fetarë të dënojnë të gjitha format e dhunës.

Duke iu drejtuar sot udhëheqësve fetarë të besimeve të ndryshme, papa Françesku gjithashtu kërkoi fundin e padrejtësive dhe pabarazive.

Papa Françesku vizitoi gjithashtu Xhaminë e Madhe, i shoqëruar nga Ahmed al-Tayyeb, përfaqësues i universitetit më i rëndësishëm sunit islamik në botë./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303