Papa dhuron 500 mijë dollarë për emigrantët

Papa Françesku ka dhuruar 500,000 dollarë për të ndihmuar emigrantët e bllokuar në Meksikë, ndërsa përpiqen të arrijnë kufirin amerikan, tha Vatikani.

Paratë vijnë nga fondi i Peter Pence i kishës katolike, nga koleksionet e kishave në mbarë botën.

Në deklaratën e Vatikanit thuhet se ndihma për emigrantët vjen pasi mbulimi mediatik i krizës së emigrantëve është rritur së fundmi.

Papa ka kritikuar më parë vendimin e Presidentit të SHBA Donald Trump për ndërtimin e një muri për të larguar emigrantët.

SHBA ka bërë presion mbi qeverinë e Meksikës për të frenuar të ashtuquajturit karvanët e emigrantëve nga Amerika Qendrore duke shkuar në veri.

“Në 2018, gjashtë karvanë më emigrantë hynë në Meksikë, me një total prej 75,000 njerëzish.

Të gjithë këta njerëz ishin të bllokuar, nuk mund të hynin në Shtetet e Bashkuara, pa shtëpi dhe pa mjete jetese. Kisha Katolike pret mijëra njerëz në hotele brenda dioqezave ose kongregacioneve fetare, duke siguruar nevojat themelore, nga strehimi në veshje”-thuhet në njoftimin e Vatikanit.

Shumica e emigrantëve thonë se kanë ikur nga vendet e tyre për shkak të persekutimit, dhunës dhe varfërisë./real-news.tv/