TË FUNDIT

Para fillimit të Samitit, Meta gjen kohë për vrap nga liqeni

Sot do të zhvillohet në Tiranë Samiti i Brdo-Brijunit me pjesëmarrjen e udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor i organizuar nga presidenti shqiptar Ilir Meta.

Por mëngjesin e sotëm, pak para fillimit të Samitit, kreu i shtetit ka postuar në Instagram një foto duke bërë vrap në natyrë. Postimin Presidenti e shoqëron me një mesazh në kuadër të ditës së Europës.

“Shqiptarët janë europianë me mendje dhe me zemër. Gëzuar ditën e Europës“.

Ne samitin e sotem të ftuar janë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, Presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviç, Presidenti i Maqedonisë së Veriut Gjorge Ivanov, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe anëtarët e Kryesisë së Presidencës së Bosnje-Hercegovinës Milorad Dodik, Shefik Xhaferoviç dhe Zheljko Komshiç.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat