fbpx

Paralajmërimi i Ramës për kryebashkiakët, Manja: Po kryhen hetimet

ulsi-manja-1.jpg

Së fundmi pas një hetimi të Njësisë Antikorrupsion të Ministrisë së Drejtësisë është zbuluar se zyrtarja më e lartë e Agjencisë së Trajtimit të Pronave, drejtori i kompensimit financiar në këtë agjenci dhe një zyrtar tjetër rezultojnë të implikuar në veprimtari abuzive të cilat dyshohet fort se kanë prodhuar korrupsion domethënës.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u shpreh se po zhvillohet hetime për sa i përket çështjes së pronave në të gjithë bregdetin shqiptar.

Manja: Njësia Antikurrupsion ka hetime për sa i përket çështjes së pronave të në gjithë bregdetin e Shqipërisë. Hetimi natyrisht do kohën e vet. Kemi në 3 zyra vendore të kadastrës por dhe në 2 bashki ku Njësia Antikorrupsion ka thelluar hetimet administrative dhe besoj shumë shpejt do kemi dhe rezultatet. Në përfundim do ju bëjmë me dije nëse këto shkelje janë të natyrës penale apo administrative. Ajo që dua të them është se abuzimet që po hetojmë janë të natyrës penale.

Pyetje: Po hetoni dosjen e pronave. A i druheni një shkarkimi nga kryeministri Rama apo nga presionet e grupeve kriminale. Mafia e pronave në Shqipëri nuk do ikë nesër.

Manja: Unë nuk i druhem asnjë lloj presioni sepse krijimi i kësaj strukture në tetor 2021 ishte vullnet i qeverisë shqiptare. Kryeministri Rama është i qartë me këtë betejë në korrupsionin në administratën publike. Dosja e pronave është çështja më e nxehtë, por mos harroni ne presim në qershor çeljen e negociatave me BE dhe kapitulli 23 gjyqësori dhe të drejtat themelor të njeriut janë kapitulli i parë që do të hapen në tryezën e negociatave.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303