fbpx

Paralajmërohet protestë e madhe nesër në Tiranë

Një protestë mbarëkombëtare pritet të zhvillohet ditën e nesërme.  Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit njofton mbajtjen e protestës në ora 16:30.

Njoftimi u dha për mediat nga përfaqësuesit e saj, Robert Budina dhe Ervin Goci, të cilët ftuan të gjithë qytetarët ti bashkohen kësaj proteste.

Në mbështetje të protestuesve në Tiranë ka patur protestë paqësore edhe në Prishtinë. Përafërsisht 50 persona kanë qëndruar para teatrit me maska dhe me pankarta në të cilat kishte mbi shkrime si: “Muret i shembni, por jo teatrin”, “Me teatrin” dhe të tjera.

Përmes një njoftimi të shpërndarë në Facebook, u njoftua me heret se aksioni po organizohet per shprehjen e kundërshtimit ndaj veprimit të Qeverisë shqiptare dhe Bashkisë së Tiranës