Deputeti Spartak Braho një diitë para protestës së thirrur nga Sali Berisha deklaroi se do të vritej një deputet me inicialet E.A., I cili korespondonte me deputetin Enkelejd Alibeaj. Komisioni i Rithemelimit ka dorëzuar një padi në SPAK për deputetin Spartak Braho ku e akuzon këtë të fundit për shpifje.
Me deklaratën e bërë, Braho ngjalli shumë reagime në skenën politike të vendit duke aluduar se vërtet mund të kishte gjakderdhje në protestë.


