fbpx

Parandalohet konflikti i armatosur në Korçë

b71eaeff-914f-4a15-b831-f1c0c6594529.jpg

Policia e Korçës ka parandaluar një konflikt mes dy personave, ndërsa arrestoi njërin  prej tyre pasi iu gjetën armë luftarake dhe një kallashnikov.

Policia thotë se konflikti ndodhi në dalje të qytetit mes shtetasve të identifikuar me iniciale M.I, 19 vjeç dhe një 38 vjeçari, banues në Korçë.

“Në vijim të veprimeve të tjera proceduriale, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit M.I, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë automatike (së cilës i mungonin disa pjesë të saj) me 3 krëhera fishekësh, si edhe 817 copë fishekë luftarake”, sqarojnë blutë e Korçës.

19-vjeçari u arrestua në flagrancë për “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve e municionit”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303