Partia në pushtet e Rusisë “Rusia e Bashkuar” pësoi humbje të madhe në zgjedhjet e së dielës për Parlamentin e qytetit të Moskës, sipas rezultateve gati përfundimtare.
Partia humbi afro një të tretën në Parlamentin prej 45 vendesh, por pritet të ruajë shumicën me rreth 26 vende.
Me shumicën e kandidatëve të opozitës të skualifikuar, komunistët, të pavarurit dhe të tjerët fituan po ashtu vende në Parlament.
Përjashtimi i kandidatëve të opozitës shkaktoi protesta masive në Rusi.
Mijëra njerëz u arrestuan, ndërsa policia speciale u akuzua për reagim brutal ndaj protestuesve./real-news.tv/

