Një tjetër vatër zjarri u regjistrua në vendin tonë. Pas Gjirokastrës dhe Lezhës, këtë herë një ullishte është përfshirë nga flakët në Roskovec.
Përhapja e flakëve ka bërë që shkrumbohen disa dru ndërsa zjarri rrezikon dhe djegien e një banese.
Banorët e zonës kanë dalë në terren dhe po përpiqën të shuajnë flakët me mjete rrethanore. Ndërkohë, disa automjete të forcave zjarrëfikëse të Patosit janë nisur drejt vendit ku kanë rënë flakët.

