fbpx

Pas Haradinajt, të tjerë ish-eprorë të UÇK-së në Hagë, ja kush janë

Ramush-Haradinaj-1.jpeg

Prokuroria e Gjykatës Speciale në Hagë ka ftuar të tjerë ish-eprorë të UÇK-së për tu marrë në pyetje në lidhje me krimet e luftës pas Ramush Haradinajt.

Bëhet me dije se personi i parë që pranoi ftesën është prokurori i specializuar, Rrustem Mustafa

Pas tij, u ftua ish-udhëheqësi i Gjykatës së UÇK-së Sokol Dobruna, ish-ushtari i UÇK-së nga Zona Operative e Pashtrikut Safet Syla, ish-eprori i UÇK-së në Zonën e Pashtrikut Sabahajdin Cena, Nazif Mehmeti, i njohur si komandant “Dini”, Remzi Shala, ish-komandant i UÇK-së në Zonën e Pashtrikut, i njohur me pseudonimin “Molla e Kuqe”, Sami Lushtaku, ish-komandant i UÇK-së.

Më tej, Mendim Daka, njëri prej ish- udhëheqësve të Njësisë Speciale të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, ish-pjesëtari i UÇK-së Blerim Kuçi, ish-komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit Ramush Haradinaj, ish-komandanti i UÇK-së nga Zona Operative e Nerodimes, Shukri Buja, ish-zëvendëskomandanti i “Brigadës 128” i Zonës Operative të Pashtrikut, Avdi Ibrahimi, ish-shefi i Shtabit të UÇK-së, Bislim Zyrapi, ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi dhe ish-pjesëtarë të tjerë të UÇK-së.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303