fbpx

Pas një muaji e gjysëm në agoni, vdes 33-vjeçarja moldave, i dashuri shqiptar e goditi 11 herë me thikë

Aliona-Oleinic-roland-bushi-1-600x360.jpg

Një 33-vjeçare moldave ka humbur jetën në Itali pas më shumë se 1 muaj e gjysmë në agoni, që kur u godit nga i dashuri i saj shqiptar. Më 3 Shtator, Roland Bushi goditi 11 herë me thikë Aliona Oleinic.

Shkak sipas mediave është bërë refuzimi i të huajës ndaj shqiptarit.Së bashku ata kishin disa kohë që dilnin me njëri-tjetrin pasi ishin njohur në Facebook. Avokati mbrojtës i Bushit ka deklaruar se, 27-vjeçari nuk donte ta vriste moldaven, percjell abcneës.

Sipas tij, ditën e ngjarjes, Bushi kishte shkuar me qëllimin që të sqaronte raportin mes të dyve, por ka pasur një moment xhelozie. Ngjarja degjeneroi deri në përdorimin e thikës nga i riu shqiptar, mirëpo sipas avokatit, ai kurrë nuk e pati në qëllim ta vriste.

Roland Bushi u arrestua ndërsa akuzohet për tentativë vrasje. Nga ana tjetër, 33-vjeçarja Oleinic pësoi disa plagë të rënda. Ajo u dërgua në spital dhe iu nënshtrua shumë  operacioneve. Fatkeqësisht plagët ishin shumë të rënda dhe ia morën jetën 45 ditë më vonë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303