Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas takimit me kancelaren Angela Merkel duket se është zmbrapsur nga qëndrimi i mëparshëm për zbatimin e taksës 100% ndaj Serbisë deri në njohjen rexciproke.
Haradinaj ka pranuar suspendimin e masës së taksës vetëm me kusht të nënshkrimit të një marrëveshjeje paraprake për negociata.
Kjo marrëveshje sipas Haradinajt do të sqaronte temat që do të diskutoheshin për marrëveshjen finale me Serbinë. Haradinaj ka konfirmuar se Gjermania qëndron pas qëndrimit të Kosovës për njohje reciproke me Serbinë me kufijtë aktual.
Advertisement