TË FUNDIT

Pas tërmeteve, rrebeshe dhe përmbytje në vend

Pas tërmeteve që kanë lëkundur vendin, sot kanë nisur rreshje të shumta shiu në shumë qytete.

Bëhet me dije se qarku i Lezhës është mbuluar në ujë, ku niveli i ujit shkon në 40 centimetra.

Rrugët u bënë të pakalueshme për këmbësorët, ndërsa makinat qarkullonin me vështirësi.

Ndërsa dy ditë më parë një tërmet i fortë ka goditur Shqipërinë. Sipas IGJEUM forca e tërmetit ka qenë me magnitudë 5.8 ballë i shkallës rihter me epiqendër në detin Adriatik afër qytetit të Durrësit. Lëkundjet kanë qenë të forta dhe janë dëmtuar më shumë se 900 banesa dhe janë lënduar mbi 110 persona.

Prej dy netësh qytetarët janë ndjerë të frikësuar dhe një pjesë e tyre ka braktisur banesat dhe po flenë në çadra e ngritura nga Emergjencat. Qeveria ka nisur punën duke ngritur grupet e punës për verifikimin e dëmeve në terren.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat