Pas tërmetit të rënë pasditen e të shtunës, një prej godinave që është prekur më së shumti nga reshjet e shiut është ajo e Universitetit të Gjeologji Minierave, ku i gjithë shiu që ka rënë mbrëmë në Tiranë, është future në brendësi të auditorëve.
Brenda dhomave niveli i ujit është shumë i lartë, ndërsa dëmet janë të konsiderueshme.
Pamje të tilla do të turpëronin çdo ministri Arsimi në të gjitha vendet e botës, por ajo shqiptare nuk ka ndërmend që të reagojë dhe të evitojë dëmet e mëtejshme në këtë godinë, që për shumë vite ka shërbyer për të nxjerrë breza të tërë profesionistësh.
Si pasojë e përmbytjeve në Tiranë është njoftuar mbyllja e tre shkollave, ndërsa autoritetet nuk kanë vënë ende dorë në fakultetin e Gjeologji Minierave.