Pas vapës së madhe, Australia goditet nga reshjet e shiut

6029013_1548968560213.jpg

Vërshime të mëdha e kanë goditur rajonin lindor të Queenslandit në Australi. Byroja e Meteorologjisë ka paralajmëruar se në këtë vend do të vazhdojnë reshjet e mëdha të shiut.

Një zëdhënës i Byrosë së Meteorologjisë kanë njoftuar se shumë banorë tashmë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre për shkak të reshjeve të vazhdueshme në qytetin bregdetar, Townsville. Adam Blazak, parashikues i motit, nuk ka treguar për numrin e saktë të banorëve të zhvendosur, por ka thënë se në disa zona vërshimet e kanë arritur nivelin maksimal.

“Zakonisht, reshjet sezonale zgjasin disa ditë, por këto reshje do të zgjasin më shumë se një javë”, tha Blazak. Pritet që në Townsville reshjet të arrijnë mes 150 e 200 milimetrash, që është niveli i zakonshëm për një muaj të tërë. Autoritetet lokale kanë lëshuar alarme për vërshime, duke i këshilluar banorët ta shmangin përdorimin e rrugëve që kalojnë nëpër zona të ulëta dhe të vendosen në lartësi më të madhe mbidetare.

Rajoni lindor i Australisë është i pasur me zink, argjend, bakër dhe hekur. Për dallim nga ky rajon, pjesa jugore e vendit është përballur me temperatura shumë të larta. Raportohet se rreth 190 mijë hektarë janë djegur nga zjarret në ishullin jugor të Tazmanisë, shkruan “Reuters”./real-news.tv/

scroll to top