Pas Vlorës, të shtëna me armë drejt një banese edhe në Korçë

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-2-1.jpg

Pa kaluar një orë nga plagosja e ish-mësuesit të fiskulturës në Vlorë, një tjetër ngjarje ka ndodhur në qytetin e Korçës. Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë në drejtim të një shtëpie private, ndërsa paraprakisht nuk raportohet për të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër tre të qytetit, pranë ish-depove të ujit.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në banesën e Juxhin Kullës në lagjen 3 të qytetit, në vendin e quajtur ish-depoja e ujit.

Juxhin Kulla është person me precedent penal në fushën e narkotikëve dhe i dënuar 3 herë në Shqipëri.

Po punohet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa ka rrethuar zonën dhe po punon për identifikimin e autorit/ve.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303