23.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Pas Vuçiç, Trump i dërgon letër Thaçit

spot_img

Pas letrës ndaj Aleksandër Vuçiç, presidenti i SHBA-ve Donald Trump, i ka dërguar një letër edhe Hashim Thaçit, me rastin e 11-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Donald Trump shkruan se marrëdhëniet mes dy shteteve janë të fuqishme dhe të rrënjosura në vizionin e përbashkët të një Kosove dhe Ballkani Perëndimor stabil, të sigurt dhe të begatë.

Me tej, Trump shkruan se , Kosova dhe Serbia duhet t’i normalizojnë marrëdhëniet, që është esenciale për integrimin perëndimor të Kosovës.

Kujtojmë që Trump në letrën dërguar presidentit Vuçiç kishte shkruar se Serbia duhet ta njohë Kosovën.

 

Letra e plotë e Presidentit Trump

I nderuari Z. President:

Në emër të popullit amerikan, e përgëzoj mbarë popullin e Kosovës për përvjetorin e njëmbëdhjetë të pavarësisë së shtetit tuaj.

Marrëdhëniet tona të fuqishme bilaterale janë të rrënjosura në vizionin e përbashkët të një Kosove dhe Ballkani Perëndimor stabil, të sigurt dhe të begatë. Tani kur Kosova po fillon dekadën e saj të dytë si një vend i pavarur dhe sovran, unë i inkurajoj qytetarët e Kosovës që të fokusohen në ruajtjen e parimeve demokratike, në forcimin e sundimit të ligjit dhe në avancimin e mundësive ekonomike dhe tregtare. Më e rëndësishmja, Kosova dhe Serbia duhet t’i normalizojnë marrëdhëniet, që është esenciale për integrimin perëndimor të Kosovës. Ne e shohim njohjen e dyanshme si themel të marrëdhënieve të normalizuara dhe si bazë për çfarëdo zgjidhje gjithëpërfshirëse.

Shtetet e Bashkuara i mbesin partner të gjithë atyre të cilët ndajnë këto vlera dhe janë të gatshëm të kryejnë punë të nevojshme për suksesin e tanishëm dhe të ardhshëm të Kosovës./real-news.tv

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat