TË FUNDIT

Pasi Basha i dha votën Pro Vetiingut, vjen reagimi i fortë i Berishës: Bashkëqeverisje e pengut me pengmarrësin

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar me tone të forta pasi  PD-ja zyrtare dha votën e saj pro për zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut.

Berisha theksoi se për të ky proces është tashmë i flakur pasi sipas tij kontrollohet nga Rama dhe Soros për spastrime të shumta në organet e drejtësisë.

Grupi i Berishës është ende stoik në vendimin për votën kundër ndaj Vettingut ndërsa nga ana tjetër grupi i Bashës tha po, me kushtin për miratimin e ngritjes së dy komisioneve: atë të reformës zgjedhore dhe territoriale.

“Është bashkëqeverisja e pengut me pengmarrësin. Jo, unë i kam shprehur të gjitha qëndrimet e mia ndaj këtij procesi, është plot shkelje ligjore dhe përdoret nga Rama dhe Soros për spastrime në organet e drejtësisë.

Është në process i flakur që shoqëria shqiptare nuk I beson më. Dhe unë kurrë nuk do të marr vendime kundër vullnetit të shqiptarëve.”, tha ai.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat