Pasi u prezantua, sa do të kushtojë iPhone 11?

Screen-Shot-2019-09-10-at-14.33.57-PM.jpg

iPhone 11 është quajtur pajisja më e re e Apple, që vjen si pasardhëse e iPhone XR. (Përveç iPhone 11, Apple ka prezantuar edhe dy versione më të avancuara, të cilat i ka quajtur iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Pro Max).

iPhone 11 do të dalë në shitje më 20 shtator, ndërsa porositë mund të bëhen nga 13 shtatori.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, iPhone 11 (versioni me 64GB) do të kushtojë 699 dollarë, apo 633 euro.

Por, sa do të kushtojë modeli i ri i iPhone në vendet kryesore të Evropës?

Në Gjermani, iPhone 11 do të kushtojë 799 euro, ashtu sikurse edhe në Austri.

Në Zvicër, iPhone 11 do të mund të blihet për 809 franga zvicerane, apo 738 euro.

Në Angli, iPhone 11 do të kushtojë 729 funte, apo 815 euro. Në Itali, iPhone 11 do të mund të blihet për 839 euro.

Në Spanjë, çmimi i iPhone 11 do të jetë 809 euro, ashtu sikurse edhe në Belgjikë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303