20.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Prill, 2024

TË FUNDIT

Pason Voltana Ademin në Shkodër, Bardh Spahia flet pas fitores

Fituesi i zgjedhjeve për kreun e Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia, në një prononcim për media falenderoi të gjithë mbështetësit ndërsa e cilësoi garën si mjaft interesante.

“Në këtë ditë historike, këtë ditë feste për gjithë demokracinë shqiptare dua ta nis me një falenderim për gjithë demorkatët dhe qytetarët e Shkodrës për besimin që më dhanë me votën e tyre. Falenderoj edhe aleatët e “Shtëpisë së Lirisë’. Falenderoj nga zemra edhe gazetarët, edhe shtabin elektroale edhe të rinjtë të cilët i dhanë një frymë tjetër kësaj gare elektorale.

Me falenderimin e përzemërt ndaj qytetarëve, ju garantoj se nga nesër do jem kryebashkiaku i të gjithë qytetarëve të Shkodrës. Një thirrje kam edhe për ata demokratët që humbën rrugën: Dera e shumicës do jetë e hapur për të gjithë demokratët. Nga sot ju garantoj se fillon ndryshim i madh në gjithë Shqipërinë. Do komunikoj siç duhet me qytetarët, do përcaktoj pritoritetet.”, tha ai.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat