23.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Pasta e dhëmbëve ‘Colgate’ mund të shkaktojë kancer

spot_img

Kompania e njohur e pastës së dhëmbëve ‘Colgate’ është përcaktuar si një ndër më të mirët për higjienën e gojës.

Së fundmi ata kanë publikuar reklamën e tyre më të re, por po përballen me disa hulumtime lidhur me substancat që përdoren për krijimin  e pastës.

Sipas një reviste për kërkimet kimike dhe toksikologjike, rezulton se në pastë përdoret një substancë e quajtur triklosan, që është mjaft e rrezikshme.

“Colgate-Palmolive e ka hequr substancën nga sapunët, por e kanë mbajtur tek pasta e dhëmbëve duke thënë se është aprovuar pasi ndihmon në parandalimin e gingivitëve (inflamacion ose fryrje e mishrave)”, shkruan Bloomberg.

Sipas specialistëve, triklosan është një kimikat mjaft i rrezikshme ku mund të çojë deri në krijimin e kancerit dhe tiroides. /real-news.tv

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat