fbpx

Pavarësia e Kosovës bën bashkë studentët shqiptarë

pavaresia-e-kosoves.jpg

Pavarësia e Kosovës ka bërë bashkë Shoqatën e Studentëve Shqiptarë të Gjenevës me atë të Studentëve Shqiptarë të Universitetit të Lozanës.

Sipas programit, do të jetë fillimisht shfaqja e ansamblit “Gëzuar” dhe e grupit “Ilirët”, të cilët do të prezantojnë disa valle tradicionale të shkëlqyera.

Më tej, do të vazhdojmë me festën, duke ngritur dolli dhe duke vallëzuar nën tingujt e muzikës sonë të bukur me dy këngëtarët tanë të preferuar, Shpejtim dhe Afërdita Krasniqi, të cilët na nderojnë me praninë e tyre për këtë mbrëmje, njofton kjo shoqatë, shkruan albinfo.ch.

Do ta përfundojmë pjesën e parë të programit me disa surpriza që i kemi përgatitur vetëm për ju. Dj Xhulio dhe Dj Rikardo do të vijojnë të na zbukurojnë mbrëmjen me muzikën e tyre, e cila me siguri do t’ju ngjallë nevojën për të vallëzuar. Për të kryer mbrëmjen në madhështi, një këngëtar surprizë do të bashkohet me ne drejt fundit të mbrëmjes. Nxirrni mindilat, flamurin dhe humorin e mirë dhe na u bashkangjitni të premten, më 22 shkurt, prej orës 20:00, në INSOMNIA DISCO CLUB. Gëzohemi t’ ju kemi në mesin tonë ! AEAG & AEAUL”, thuhet në mesazh./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303