TË FUNDIT

“Pazare me pronat tona”. Banorët e Orikumit në protestë, ja kërkesat ndaj bashkisë…

Banorët e njësisë administrative Orikum kanë dalë në një protestë paqësore kundër aksionit të IKMT përqëndruar në bregdetin Vlorë Orikum.

Banorë të Radhimës, Dukatit e Orikumit kane bërë edhe një herë thirrje për ndalimin e këtij aksioni në shembjen, që siç e quajnë ata, të paligjshme dhe abuzuese që po u bëhet ndërtimeve të tyre, në të kundërt protesta do të vijojë deri në përplasje fizike.

Me tone të ashpra, banorët kanë kërkuar nga bashkia të njihen me programin e mirfilltë të zhvillimit të zonës, si dhe të zhvillohet një konsulencë publike. Ata kërkojnë urgjentisht pezullimin e shembjeve ndërsa paralajmerojnë se në të kundërt protesta do të marr përmasa të tjera.

Pak ditë më parë bashkia Vlorë ka prezantuar projektin e zhvillimit të zonës, për aksin Vlorë deri në hyrje të tunelit, ndërsa asnjë informacion nuk është dhënë për banorët e njësisë Orikum, të cilëve u preken jo vetëm molet por tashmë edhe godinat hotele dhe restorante.

Banorët akuzojnë se po përjashtohen nga procesi i ALUIZNIt qëllimisht, ndërsa po sipas tyre me tokën e tyre po bëhen pazare nga krerët e shtetit.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat