TË FUNDIT

PD akuza të forta qeverisë: Shqipëria e fundit në rajon për cilësinë e dobët të pajisjeve mjekësore

Koordinatori për Shëndetësinë në PD, Gazment Koduzi në një deklaratë përt media ka akuzuar qeverinë se përmes koncesioneve korruptive në shëndetësi ka lënë pa shërbim shëndetësor qytetarët dhe ka mbushur xhepat për klientët e Ramës.

“Në rajon, Shqipëria u rendit e fundit si për indeksin e shërbimeve dhe atë të shpenzimeve buxhetore per shendetesine krahasuar me Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjën ( vetem keto jane marre ne studim) sipas indeksit që ndërtoi data baza e të dhënave mbi cilësinë e jetës “Numbeo” për vitin 2022, ku pikët më të ulëta kanë marrë: cilësia e dobët e pajisjeve mjekësore, koha e pritjes dhe kosto e shërbimeve. Pandemia tregoi dështimin e sistemit shëndetësor, dhe sipas Transparency Internacional “pandemia u përdor gjithashtu si një justifikim për të reduktuar mbikëqyrjen dhe llogaridhënien për prokurimet publike dhe shpenzimet e ndihmës së huaj, duke lejuar që korrupsioni të përhapet gjerësisht”. Paratë e shqiptarëve shkojnë në PPP korruptive, jo për shërbime shëndetësore.  Sa para janë shpenzuar për PPP në shëndetësi? A ia kanë vlejtur gjitha ato para të shpenzuara me PPP në shëndetësi?”, tha Koduzi.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat