fbpx

PD: Arrestimi i Balliut politik, Prokuroria vegël e Ramës

WhatsApp-Image-2019-05-08-at-15.19.08-770x439.jpeg

Sekretari i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi në një konferencë për mediat tha se arrestimi i Klevis Balliut është politik, i paligjshëm dhe i paprovuar. Bardhi u shpreh se Rama po përdor policinë ndaj qytetarëve.

“Arrestimi i Klevis Balliut është politik, i paligjshëm dhe i paprovuar. Rama po përdor policinë ndaj qytetarëve. Qelitë po mbushen me të burgosur politikë. Policia ushtron dhunë ç’njerëzore, kur ka për detyrë të ruajë qytetarët. Këta policë, që ulin kokën përballë krimit të organizuar, ushtrojnë dhunë ndaj të pafajshmëve, ndaj grave dhe fëmijëve.Sot në burg duhet të ishin dhunuesit e qytetarëve dhe ata që kanë firmosur për projektin te Unaza e Re.

Por kështu ndodh në një shtet ku Prokuroria është politike dhe merr urdhëra direkt nga Edi Rama. Arrestimi i Balliut nuk do të kishte ndodhur, sikur atë të mos e donte vetë Rama. Kryeministri e do Balliun në burg, sepse nuk do përkushtimin e tij ndaj një kauze të drejtë siç është ajo e banorëve të Unazës së Re, të cilët mbrojnë tokat dhe shtëpitë e tyre”, deklaroi Bardhi.

Gazmend Bardhi theksoi se fundi i Ramës është afër, ndërsa shtoi se bashkë me të, do t’ju vijë fundi të gjithë atyre që i shërbejnë kryeministrit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303