Partia Demokratike ka depozituar një kërkesë në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë për përjashtimin e gjyqtarit Agron Zhukri, i cili është përcaktuar për të gjykuar çështjen e pranimit ose jo të Statutit të Sali Berishës dhe vendimeve të Kuvendit të 11 dhjetorit.
“Ju informoj se ne Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tirane, ne daten 21.01.2022, eshte paraqitur një kërkesë nga Partia Demokratike e Shqipërisë, me objekt “Përjashtimin e gjyqtarit Agron Zhukri”. Kërkesa e bere, pas shortimit, është ne gjykim nga gjyqtari Arben Kostandini”, njofton Gjykata.

