fbpx

PD i kërkoi miratimin e fondit për instalimin dhe përdorimin e kamerave, përgjigjet KQZ: Po vlerësojmë kostot financiare

cel.jpg

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kthyer përgjigje letrës së Partisë Demokratike mbi aplikimin e sistemit të videomonitorimit në qendrat e votimit.

Përmes një letre zyrtare, KQZ shkruan se akti normativ është duke u hartuar por ajo kërkon kohën e vetë. Ndërsa përsa i përket financimit të këtij projekti, KQZ thotë se po vlerësohen kostot e mundshme për implementimin e këtij procesi.

Në letrën e saj, PD pretendon se KQZ nuk ka marrë asnjë masë për të mundësuar aplikimin e sistemit të videomonitorimit në qendrat zgjedhore.

Demokratët kërkojnë që kjo të konkretizohet sa më shpejtë përmes miratimit të një akti normativ që e mundëson këtë gjë.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303