TË FUNDIT

“Për Zotin, nuk ju shkrova në Facebook”. Ahmetaj ‘ngatërron mbledhjen me kafen’, ia plas gazit: Oj nënë

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Hetimor Parlamentar për Inceneratorët ka patur debate mes Zv.Kryeministrit Arben Ahmetaj dhe kryetares së komisionit Jorida Tabaku.

Tabaku deklaroi se për një status Facebook-u, Ahmetaj ka kthyer përgjigje.

Debati i plotë:

Ahmetaj: Shteti, qeveria, ministri flasin me shkresa. Të lexoj unë Facebookun e zonjës Tabaku, oj nëna ime. Nuk e ke idenë, ajo nuk e ka me të vërtetë por politikisht e di unë.

Tabaku: Për një status Facebooku më keni kthyer përgjigje…

Ahmetaj: Për Zotin, unë ju them… zonja Tabaku ju them me përgjegjësi zyrtare se nuk ju kam shkruar në Facebook.

Tabaku: Unë kam bërë një status për ju, Arben Ahmetaj ka replikuar ka bërë një status për 1001 të zezat që kam thënë.

Ahmetaj: Në parlament.

Tabaku: Sot ti po mohon kontrata koncensionare, jo më katoq ë ke bërë këtu. Ti ke firmosur për kontratën

Ahmetaj: Unë çmontova 19 të pavërteta këtu ti më thua.

Tabaku: Asgjë s’ke çmontuar, në mendjen tënde, në realitetin tjetër si Edi Rama po.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat