Perandori japonez lë fronin pas 30 vitesh

Perandori Akihito po përgatitet të largohet nga froni, duke u bërë monarku i parë japonez që abdikon në më shumë se 200 vjet.

Në fjalimin e tij të fundit publik si perandor, Akihito dorëzoi simbolet e pushtetit dhe falenderoi publikun për mbështetjen e tyre gjatë sundimit të tij 30-vjeçar.

Ceremonitë e së martës filluan me ritualet private në Pallatin Perandorak të Tokios.

85-vjeçarit i është dhënë leje ligjore për të abdikuar pasi ka thënë se ndihet i paaftë për të përmbushur rolin e tij për shkak të moshës së tij dhe përkeqësimit të shëndetit.

Djali i tij, Princi i Kurorës Naruhito, do të ngjitet në fronin e Krizantemës të nesërmen, duke filluar një epokë të re.

Perandori në Japoni nuk mban fuqi politike, por shërben si një simbol kombëtar. Gjatë mbretërimit perandori Akihito njihet për ndërveprimin e tij me njerëzit që vuajnë nga sëmundjet dhe ata të prekur nga fatkeqësitë, duke u bërë një figurë e dashur për japonezët.

Ndërsa perandori nuk ka fuqi politike, ai shërben si një figurë kombëtare./real-news.tv/