Ditën e sotme është shpallur data e zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni.
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi bëri me dije se në datën 21 prill do mbahet raundi i parë i zgjedhjeve, ndërkohë i dyti do të jetë pikërisht më 5 maj.
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka thënë se mbështet idenë për kandidat të përbashkët.
Mësohet se LSDM-ja do të garojë me kandidat partiak i cili do të mbështetet nga PDSH-ja.
Ndërkohë VMRO-ja opozitare ka publikuar emrat e kandidatëve për president, të cilët janë: Shektukovski, Gjorgi Manaskov, Vasko Kostov, Vllatko Gjorçev, Gordana Siljanovska-Davçeva, Filip Petrovski, Ilija dimovski, Goran Angellov dhe Sasho Kutlleshoski./real-news.tv

