Adoleshentët e akuzuar për abuzim seksual ndaj një 13-vjeçareje kanë dalë sot para Gjykatës së Durrësit.
Shtatë adoleshentët kanë dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, ndërsa një 15-vjeçar është ende në kërkim.
Prokuroria nga ana e saj, ka kërkuar burg për të ndaluarit.
Adoleshentët janë shoqëruar nga familjarët e tyre, ku tronditja e këtyre të fundit ka qenë shumë e madhe.
Madje nënës së njërit prej adoleshentëve i ka rënë të fikët./real-news.tv/

