fbpx

Përditësimi/ 140 të infektuar të rinj dhe 5 të vdekur, situata në vend është e rëndë

Situata e pandemisë në Shqipëri është e rëndë. Edhe në përditësimin e sotëm Ministria e Shëndetësisë raportoi shifra të frikshme.

140  raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 6 676. Kjo është dita me më shumë të infektuar të rinj që prej fillimit të pandemisë.

Në 24 orët e fundit 5 pacientë ka humbur jetën: një 46 vjeçar nga Gjirokastra, një 48 vjeçar nga Tirana të dy pa sëmundje të tjera, si dhe një 70 vjeçar nga Durrësi, një 81 vjeçar dhe një 84 vjeçar, të dy nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese.

124 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndër to 18 janë në terapi intensive dhe 4 janë të intubuar.