Janë rritur serish shifrat e koronavirusit në vend. 168 raste të reja u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 8 927.
Në 24 orët e fundit 4 pacientë ka humbur jetën duke e çuar totalin e viktimave në 259. një 56 vjeçar nga Durrësi, një 73 vjeçar nga Tirana, një 73 vjeçar dhe një 81 vjeçar nga Korça, një 75 vjeçar nga Lezha, me sëmundje bashkëshoqëruese.
164 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndër to 14 janë në terapi intensive dhe 5 janë të intubuar.
Të infektuarit e rinj janë: 76 raste në Tiranë, 11 raste në Durrës, 6 raste në Korçë, 13 raste në Kavajë, 5 raste në Shkodër, nga 4 raste në Elbasan Kamëz, nga 3 raste në Devoll, Lezhë, Bulqizë, nga 2 raste në Berat dhe Pogradec, nga 1 rast në Krujë, Fier, Kukës, Sarandë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Memaliaj, Shijak, Vorë, Cërrik.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 102 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4 633 që nga fillimi i epidemisë.

