Përdorimi i vajit të ullirit mbron zemrën

Përdorimi i vajit të ullirit, edhe sikur vetëm një herë në javë, ulë rrezikun e arterieve të bllokuara të cilat mund të shkaktojnë sulme në zemër dhe goditje fatale.

Duke studiuar gjakun e 63 të rriturve jo duhanpirës, studiuesit gjetën se vaji i ullirit mbron trombocitet e gjakut nga ‘aktivizimi’ i rrezikshëm, të cilat mund të shkaktojnë mpiksjen e gjakut.

Ekipi i Shkollës së Mjekësisë në Universitetin e New York-ut beson se përtej përmbajtjes së shumë antioksidantëve, ajo ka të bëjë me strukturën e molekulave të vajit të ullirit./real-news.tv/