Përfitime në shëndet dhe bukuri që merrni nga farat e avokados

20bebc5c96a107e3ba126c7faa.jpg

Ka kaq shumë produkte me veti të dobishme për të cilat ju nuk mund të keni dëgjuar akoma. Për shembull, e dini sesa të shëndetshme janë farat e avokados? Nëse jo, ne do jua tregojmë më poshtë.

Farat e avokados kanë veti baktervrasëse dhe fungicide. Kjo do të thotë se ata janë në gjendje të neutralizojnë mikroorganizmat e ndryshëm të dëmshëm. Për më tepër, farat përmbajnë saponina që rrisin metabolizmin tonë dhe ndihmojnë trupin të heqë qafe kolesterolin “e keq”. Përveç kësaj, ato përmbajnë kalcium, magnez dhe vitaminë C.
Farat e avokados mund të përdoren dhe si produkte kozmetike ose si shtesë ushqimore.

Si t’i përgatisni farat e avokados?

Për të gatuar farat e avokados, duhet të qëroni lëkurën kafe dhe ta lini farën të thahet. Përdorni një rende për ta grirë lëkurën dhe futeni në furrë për ta pjekur rreth një orë me temperaturë të ulët. Nuk rekomandohet të hani fara të freskëta. Ju mund t’i shtoni ato në sallatë, në supa kremoze ose në smoothie.

Si të përdorni farat e avokados si një produkt kozmetik?

Falë efektit të tyre antibakterial, farat e avokados largojnë puçrrat, trajtojnë flokët me vaj dhe zbokthin. Ato gjithashtu kanë një ndikim të mirë në ngjyrën e lëkurës dhe shëndetin e flokëve.

Përzini farat e grira të avokados me kafe të bluar, shtoni kripë deti dhe vendoseni në lëkurën tuaj me lëvizje të butë. Ndërsa për flokët, në tigan vendosni pak ujë dhe shtoni farat e avokados. Lëreni të ziejnë për 30 minuta. Filtroni përzierjen dhe shpëlani flokët me këtë ujë pasi t’i keni larë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303