Përfitimet që sjell një lugë gjalp në kafe

gjalpnekafe.jpg

Gjalpë në çaj mund të keni dëgjuar, por në kafe?

Mund t’ju duket e çuditshme, por të jeni të sigurtë që shumë veta e bëjnë dhe për më tepër është një gjë e mirë.  Një lugë e vogël gjalpë në kafenë tuaj ka përfitime të mëdha. Por a jeni kuriozë të dini pse? Më poshtë keni të renditura arsyet pse dhe ju duhet të filloni të bëni një gjë të tillë. Gjalpi ka një raport të përsosur të acideve yndyore Omega-6 ndaj omega-3.

Sipas disa studimeve, gjalpi është një burim i madh i vitaminës K. Kjo do të thotë se ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës.  Gjalpi ofron yndyrna të shëndetshme që janë të përdorshme për trurin tuaj. Ai krijon membrana qelizore. Pirja e kësaj përzierjeje çdo mëngjes përgatit trupin tuaj për të djegur yndyrnat gjatë gjithë ditës. CLA, një acid që gjendet në gjalp redukton masën yndyrore tek individët mbipeshë.  Kjo përzierje do t’ju japë yndyrna esenciale dhe kalori dhe më se energji të mjaftueshme për ditën./living.al

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303